Zë i fuqishëm dhe me stil unik: Jeta e bujshme e Ana Oxas që askush nuk mundi ta kopjonte

  
  

Anna Oxa, një nga gjigantët më të mëdhenj të muzikës italiane, lindi në vitin 1961 në Bari. Me rrënjë nga Shqipëria, emri i saj dhe mbiemri i Ilirian Hoxhës iu përshtat skenës, por edhe në gjuhën italiane.

Ajo performancën e parë e kishte në moshën 15 vjeçare kur këndoi këngën “Fiorellin del Prato”. Ajo ishte e paarsyeshme, e re, provokative dhe intriguese, por mbi të gjitha e ndryshme. Për shkak të vokaleve dhe emocioneve unike, të fuqishme që sillte me interpretimet e saj, ajo u quajti “Voice” dhe “Heart”.

“Unë gjithmonë kam kërkuar të jem një këngëtare dhe ëndrrat e mia shumë shpejt filluan të bëhen realitet. Si një 14-vjeçare fillova të performoja në një bar në qytetin e Barit, e shoqëruar në piano nga maestro Sabina Sciyanel dhe së shpejti solo. Pra, për mua nuk kishte asnjë dilemë se me çfarë do të merrem në jetën time”, kishte thënë një herë këngëtarja.

Gjatë karrierës së saj, për shkak të shfaqjeve erotike të stilizuara dhe potencialit të zërit, ajo u bë një lloj fytyra mbrojtëse e festivalit më prestigjioz italian, “Sanremo”. Dy vjet pas shfaqjes së parë në media, Ana fitoi çmimin e dytë në “Una Emozione da Poco” si një këngëtare e re premtuese në Sanremo. Që atëherë, ajo nuk ka pushuar të godasë më tej, dhe Sanremo është bërë e paimagjinueshme pa të.

Në vitin 1988, ajo u bë tejet e famshme në saje të pjesëmarrjes në spektaklin më popullor televiziv kombëtar, Fantastico, ku gjithashtu tregoi talent për t’u pasur zili në imitim.

Në vitin 1989, ajo fitoi vendin e parë me këngën Ti Lascero, dhe atë vit me numrin Avrei Volute fitoi 56 pikë dhe përfundoi e nënta në Eurovizion duke përfaqësuar Italinë.

Në vitin 1990, Ana këndoi këngën Donna Con Te, një nga hitet e saj më të famshme.

Dhjetë vjet më vonë, Ana Oksa fitoi përsëri në Sanremo me këngën Senza Pieta. Poema e saj, “E Tutto un attimo”, e cila është aq e kërkuar për të kënduar, mbeti e shquar dhe rrallëkush kishte guximin ta përpunonte atë.

Ana u paraqit në Sanremo më 2013 me këngën “La Mia Anima D’man”. Me zërin e fuqishëm, ajo gjithmonë i shtonte pamjen e saj ekstravagante. Secili prej shfaqjeve të saj u shoqërua nga një imazh i ri që shumëkush e kopjoi.

Në fillim të viteve 2000, Oxa solli transformimin privat dhe profesional. Lëvizja L’eterno movimento u kthye në etikën etnike, veçanërisht në rrënjët e saj shqiptare.

  

Anna Oxa dhe Behgjet Pacolli

  

Publikut të gjerë nuk i interesonte vetëm karriera interesante, por edhe për shkak të jetës së turbullt private. Pas bashkëshortit të saj të parë, Franco Ciani, ajo u martua me Gianni Belen, një baterist i rock grupit “New Trolls”, me të cilin ka dy fëmijë – vajzën Francesca dhe djalin, Quazim.

Ndarja e dytë bëri bujë të madhe gjersa martesa e saj më e madhe ishte me milionerin Behgjet Pacolli, një sipërmarrës nga Kosova, i cili dështoi, siç tha ai – për shkak të posedimit dhe xhelozisë së Anna.

Së katërti, ajo u lidhe me truprojën 22 vjet më të ri se këngëtarja, Marc Sansonetti, por ato shkëutën marrëdhënien në vitin 2009. /Telegrafi/