“Zemrën dhe barkun plot” – Dua Lipa shumë e entuziazmuar për arritjen e re të të dashurit
Kushdo që do të mësojë receta të reja gatimi, ndoshta duhet të interesohet
për librin e dhëndrit kosovar, britanikut Isaac Carew.
I dashuri i këngëtares së famshme Dua Lipa, e ka pasur dje promovimin e
librit të tij më të ri i cili përmban shumë receta gatimi, meqë ai është
kuzhinier.
Dhe Dua s’mund të ishte më e lumtur se kaq, dhe ka thënë se tani e ka zemrën
plot, por edhe barkun.
“Zemrën dhe barkun plot. Shumë krenare me dashurinë time. Ai po e lanson librin e tij dhe nëse nuk e keni porositur ende, detajet i keni në Instagramin e tij”, ka shkruar këngëtarja, duke e mbështetur shumë punën e të dashurit.
albshowbizzz.com