Zyrtarisht i lanë pas zënkat dhe tani mezi presim bashkëpunimin e tyre! Reperi shqiptar u sygjeron 4 vajzave këtë këngëtare shqiptare! [FOTO]

 

Gjatë ditës së djeshme është diskutuar shumë rreth bashkëpunimit mes këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare.

Kërkesa e Bebe Rexhës, e cila ka kërkuar që të mbledhë të gjitha këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare u bë virale dhe sigurisht nuk mund të ishim më të lumtur.

Bebe ka përmendur Ritën, Duan dhe Ava Max në një status, duke i kërkuar që të bashkëpunojnë,

Ava ishte e para ajo e cila u tregua e gatshme për këtë, ndërsa më vonë edhe Dua Lipa i ka kthyer, madje duke shkruar në shqip: “Hajde shqipeee”.

Rita Ora ka vonuar pak, por me anë të një komenti në një postim në Instagram ka treguar se i respekton shumë të gjitha këto femra dhe se është pro këtij bashkëpunimi.

Është reperi GASHI i cili ka sugjeruar që në këtë bashkëpunim të përfshihet edhe Njomza, kompozitorja e cila tashmë ka dy këngë në maje të toplistës amerikane.

Sigurisht se Bebe është shprehur e gatshme të ftojë edhe Njomzën në këtë super-bashkëpunim mes shqiptareve.

Më tutje, reperi ka bërë edhe një postim të veçantë ku thotë se “vajzat shqiptare po e dominojnë muzikën botërore në këto kohë dhe se ai është shumë krenar”.

3t2354y245y.GIF

 

tgrqewrheryh24etf.jpg

 

QERHYQ35Y4.GIF

35y235y245y.GIF

 

 

albshowbizzz.com