Vdes Hivzi Krasniqi – doajeni i radiogazetarisë kosovare
Pas një sëmundjeje të shkurtër, mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë Hivzi Krasniqi, njëri prej gazetarëve më të njohur kosovarë. Lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij – në Pejë.
Këtë e bëri të ditur këngëtari i muzikës popullore
Ramadan Krasniqi, i cili ishte mik i mirë me Hivzi Krasniqin.
“Lamtumirë mjeshtër. Njeriu dhe miku im i jetës Hivzi
Krasniqi, do të jetosh në dhejtëra hite këngësh. U prefshë në paqe shpirt i
bardhë! Nuk kam koment”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Hivzi Krasniqi, krahas punës si gazetar njihej edhe për
shkrimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Ai ishte autor i afro 1000 teksteve
të këngëve shqipe.
Krasniqi ishte njëri prej pionierëve të radio-gazetarisë
shqiptare.
Ai ka punuar në Radio Prishtinë dhe në Radio Televizionin
e Kosovës për disa vite.
Për një kohë ishte kryeredaktor në Radio Dukagjini.
albshowbizzz.com