10 momentet dhe sfilatat më kulminate të Karl Lagerfeld që do të mbahen mend gjithmonë! [FOTO]

 

Bota e modës që prej ditës së djeshme është në zi dhe me të drejtë. Është ndarë nga jeta një ndër ikonat legjendare të modës i cili ka bërë revolucion me koleksionet e tij dhe ka lënë gjurmë në industrine e modës. Stilisti me origjinë gjermane Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Ky lajm ka trishtuar të gjithë njerëzit në botë dhe sidomos personat me të cilat ai ka punuar duke u shprehur se bota e modës nuk do të ketë më një Karl të dytë.

Karl ka emigruar në Francë kur ishte adoleshent, ndërkohë që atëherë ai kishte një lidhej të veçantë me modën dhe jo më kot e quante veten njohës ekspert i fjalorit të modës.

Në vitin 1982 mori drejtimine një prej markave më prestigjoze Chanel. Ai solli një nivel tjetër në sfilatë. Karl vendosi standarde në modë, revolucion dhe realizonte sfilatat më të bukura që mund të kishim parë ndonjëherë për të cilat komentohej për ditë me radhë. Çdo gjë ishte madhështore, ashtu si ai vetë. Me guxim, largpamësi, kreativitet dhe shumë punë, Lagerfeld e bëri Chanel të mos njohë konkurrencë në treg, madje edhe të jetë origjinale me çdo detaj të ri që prezanton në çdo stinë.

a67570cf66ded502135d2869f69f6749.jpg

 

Gjatë karrierës së tij të gjatë në Chanel, Karl e ka shndërruar Grand Palais në Paris në një supermarket, në një anije, në një plazh etj. Ai ka punuar me supermodelet e viteve 90 që edhe këto të fundit kanë lënë gjurmë në industrinë e modës, Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Cindy Craëford, etj.

Për të kujtuar edhe njëherë talentin e tij le të kujtojmë disa nga momentet më të bukura që Karl ka realizuar:

1.Kur mendon se cila ka qenë një ndër sfilata që ka shënuar histori në botën e modës padyshim që do të na vijë në mendje sfilata e ‘Chanel’ e vitit 2014 që u realizua brenda një supermarketi. Modelet ecnin në pistë duke rrëmbyer ushqime për t’i vendosur në shportën e tyre.

rr9hqyr8l8nvq9vwlemg.jpg

 

2.Sfilata historike e ‘Chanel’ në Kubë
Një ndër sfilatat që do të mbahet mend gjithashtu nga ai do të jetë padyshim sfilata e realizuar në Kubë. Karl Lagerfeld e ktheu bulevardin kolonial në Havana në një pasarelë të ndriçuar. Sfilata u zhvillua nën muzikën kubane dhe në fund modelet nisën të kërcenin në bulevard. Drejtuesit e Chanel thanë që kompania franceze e modës vendosi ta zhvillonte këtë sfilatë të madhe të parë në Kubë për të nxjerrë në dritë ndryshimet që po ndodhin në ishullin e izoluar për një kohë të gjatë.

33CFCE2F00000578-3572458-image-a-138_1462335910785.jpg

 

3.Sfilatë në botë çudirash
Koleksioni i ‘Chanel’ i Pranverë/Verë 2015 do të mbahet mend për një shoë të vërtetë që të çonte menjëherë në ‘botën e çudirave’. Një kopsht i vendosur në mes të skenës, me një atmosferë mbresëlënëse, në ngjyrë të bardhë e të gjelbërt, e cila krijonte idenë e një kopshti të gjallë pranveror.

chanel_3.jpg

 

4. Sfilata e Channel na dërgoi në hënë!
Për koleksionin Vjeshtë 2017, Karl Lagerfeld shndërroi Grand Palais në një ambent jashtë së zakonshmes me një raketë gati për fluturim në mes të sallës. Pasarela ishte e mbushur plot me printe që ngjasojnë me ato të një astronauti, çizme me shkëlqim, çanta në formën e raketave. Veshjet kishin një pamje futuristike, por e menduar kjo sikur të ishin në vitet 60’.

c9c22ed29677e69caa49ceb8088423c6.jpg

5.Ndërkohë që për koleksionin Pranverë 2017, shtëpia e modës e transformoi vendin e shfaqjes, “Grand Palais” në një Qendër të Dhënash të Chanel. Vendi ishte realizuar nga mure me kabllo shumëngjyrëshe, duke bërë sfondin perfekt për pasarelën dhe të ftuarit. “Chanel” përqafoi tërësisht teknologjinë dhe Koleksioni ishte një përzierje shumëngjyrëshe e viteve ’80, ’90. Gjithashtu duhet të përmendim në sfilatë ecën modele të paraqitura si robot.

maxresdefault.jpg

 

6.Një anije në pistë
Për shfaqjen në Paris, “Cruise 2019”, shtëpia e modës solli në pistë një anije të vërtetë, të quajtur ‘La Pausa’, e cila i dha një tjetër dimension skenës. Kur bëhet fjalë për shfaqjet e modës, Chanel di si të sjellë gjithmonë ide origjinale.

hbz-chanel-cruise-ship-index-700x350.jpg

 

7. Chanel ne pyll
Transformimi i Grand Palais në natyrë për koleskionin vjeshtë/dimër 2018, me një pistë të errët në pyll, ishte një magji e vërtet. Sipas Karl Lagerfeld ky ishte muzeu i ‘Channel’ në pyllin e dimrit.

Chanel-AW18-Show-1-920x518.jpeg

 

8. Greqia e lashtë në sfilatën e Chanel.

Greqia e lashtë u takua me Parisin në shfaqjen e Karl lagerfeld 2018. I gjithë eventi ishte si një ëndërr, një replikë e Tempullit të Poseidonit në Pallatin e madh të Parisit. Koleksioni quhet “Modernizmi i antikitetit” ku Karl u shpreh se Greqia ishte ideja ime tërësore.

chanel-cruise-1718.jpg

 

9. Karl Lagerfeld ishte edhe një stilist me shpirt romantik, prandaj dhe koleksionin e tij për ‘Chanel’ pranverë/verë 2018 ishte magjik dhe me plot ngjyra të ëmbla.

18SHC_header_mobile_2560.standard.2560.jpg

 

10. Sfilata e Channel na rikthen në plazh

Në një plazh ekzotik, i rikrijuar brenda ‘Grand Palais’ në Paris, modelet zbathur sfiluan në rërë për sfilatën e Chanel, në javën e modës në Paris.

 42950818_1379098138889037_6893482210125414400_o-610x610.jpg

 

albshowbizzz.com