5 vite bashkë, por njësoj si në ditën e parë! Armina Mevlani emocionon me dedikimin për partnerin e saj

 

Armina Mevlani nuk është kursyer aspak për ta shprehur në mënyrën më romantike të mundshme urimin e ditëlindjes për partnerin e saj, Shkëlzen Berisha.

Ata u bënë 5 vite në krahët e njëri-tjetrit, por duket se dashuria e tyre vazhdon me të njëjtin intensivitet si dita e parë.

Me një foto që kthehet pas në kohën e fejesës së çiftit, Armina ka shkruar një dedikim plot ëmbëlsi për partnerin e saj:

“Gëzuar Ditëlindjen zemra ime Zeni Berisha! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjellë dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë”.

 

albshowbizzz.com