50 Cent: Një polic ka urdhëruar vrasjen time
Reperja thotë se po merr “kërcënim shumë serioze” dhe tashmë ka lajmëruar rastin në polici.
Kjo e fundit në Nju Jork ka nisur hetimet rreth pretendimeve se një polic kishte urdhëruar që të qëllohet me armë në drejtim të artistit.
Zëvendës-inspektori Emanuel Gonzalez, i cili komandon zonën e 72-të në Brooklyn, thuhet se e bëri komentin gjatë muajit qershor të vitit të kaluar.
Në përgjigje, 50 Cent tha se Gonzalez ishte një “polic i pabesë që abuzon me pushtetin e tij” dhe një “simbol i gangsterëve”.
“Tani po i shoh policët më ndryshe,” shkroi në Twitter duke shtuar se “Pjesa e trishtuar është se ky njeri ka ende një distinktiv dhe një armë”.
“Unë e marr këtë kërcënim shumë seriozisht dhe jam duke u konsultuar me këshilltarët e mi ligjor në lidhje me opsionet e mia”, shtoi ai.
NYPD tha për Sky News se “çështja është nën shqyrtim të brendshëm”. Incidenti nuk u regjistrua dhe Gonzalez thuhet se u përpoq të anashkalojë komentin si shaka. /Telegrafi/