50 Cent: Polici dha urdhër të më qëllonin
Policia në Nju Jork po heton pretendimet se një oficer i lartë u tha policëve që të qëllonin reperin 50 Cent.
Pretendohet se zëvendësi i inspektorit Emanuel Gonzalez e bëri këtë gjë në qershor të vitit të kaluar në një thirrje policore për një ndeshje boksi që ylli duhej të ndiqte.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram. 50 Cent ka treguar se oficeri Gonzales vazhdon akoma të jetë në detyrë.
Të dielën, reperi tregoi se po e merrte kërcënimin “shumë seriozisht” dhe është në biseda me avokatët e tij për këtë cështje.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i tha Radio 1 Newsbeat se çështja “është nën shqyrtim të brendshëm”.