7 muajshe shtatzënë, aktorja turke shtrohet në spital
Aktorja turke Fahriye Evcen është shtruar në spital teksa ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Lajmi është bërë i ditur nga “Hurriyet”, sipas të cilës 32-vjeçarja që pret fëmijën e saj të parë nga aktori Burak Ozçivit është shtruar ditën e djeshme në Spitalin Amerikan.
Sipas të përditshmes turke, Evcen është prekur nga virusi i gripit dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët.
Evcen dhe Ozçivit, të cilët u dashuruan gjatë xhirimeve të një seriali, u kurorëzuan në martesë në Korrik të vitit 2017. /tvklan.al
albshowbizzz.com