8 VIP-at shqiptarë që gjetën sërish dashurinë pas divorcit!
Të përjetosh divorcin nuk është e thjeshtë, por ama disa emra të njohur shqiptarë kanë mundur të ringrihen, të rinisin jetën pas ndarjes e madje edhe të gjejnë sërish dashurinë.
Dikush më herët e dikush më vonë disa VIP-a të njohur e kanë lënë pas divorcin e kanë nisur romanca të reja dashurie në krahët e dikujt tjetër. Ndonëse hezitimi për të ndarë diçka më shumë me publikun I ka penguar në fillimet e romancave të reja, 8 VIP-at e zgjedhur nga bordo.al nuk ia kanë dalë ta mbajnë lumturinë për vete e madje nga ‘dashuritë e dyta’ kanë rikrijuar familje të reja duke parë përpara.
1- Arbana Osmani
Arbana Osmani dhe ish-bashkëshorti Ardit Kero.
Prezantuesja e “Top Channel” i dha fund historisë 16-vjeçare të dashurisë me bashkëshortin e saj dhe lajmet e divorcit nisën të qarkullonin në fund të 2018-ës. Ndonëse nuk dihet kur kanë nisur problemet mes çiftit, menjëherë pas lajmeve të divorcit, Arbana po përflitet se ka nisur një histori të re dashurie. 35-vjeçarja prej pak kohësh po shijon romancën me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn. “Panorama Plus” shkroi pak ditë më parë se miqtë dhe kolegët e dyshes e konfirmojnë historinë më të re të dashurisë në showbiz-in shqiptarë e madje pohojnë se mes tyre ka shumë passion, gjë kjo që i ka penguar ta mbajnë të fshehtë.
Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj
2- Soni Malaj
Soni Malaj celebroi në martesë historinë e dashurisë me balerinin italian Mirko Luccarelli, me të cilin u njoh gjatë pjesmarrjes në spektaklin “Dancing With the Stars” në vitin 2010. Por prindërit e vogëlushes Anna nuk do të qëndronin gjatë bashkë dhe vendosën të divorcohen në 2015-ën dhe si shkak u përfol fakti se secili donte të ndiqte karrierat personale: Soni në Shqipëri e balerini në Romë.
Pak muaj më vonë në media nisën të qarkullonin lajmet se këngëtarja kishte nisur një romancë të re me një djalë nga Tirana, të quajtur Klevi. Ata u fotografuar në eventet e kryeqytetit bashkë dhe që prej 2016-ës janë të pandashëm.
Soni Malaj dhe partneri Klevi
3- Shkëlzen Berisha
Shkëlzen Berisha i dha fund martesës 15-vjeçare me ish-bashkëshorten Sadije me të cilën ka edhe 2 fëmijë. Ndarja e 2013-ës u komentua gjatë në media, sidomos pasi juristi nisi një histori të re dashurie me miss-Albania, Armina Mevlani. Sot Shkëlzeni dhe Armina janë të fejuar dhe planifikojnë të martohen së shpejti.
4- Blero Muharremi
Blero Muharremi dhe ish-bashkeshortja Teuta Krasniqi
Këngëtari pas disa vitesh martesë me ish-bashkëshorten, aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën u nda në 2014-ën, gjeti sërish dashurinë. Divorci tashmë i përket të shkuarës pasi prej pak vitesh zemrën e artistit e ka rrëmbyer modelja Afrona Dika. Blero dhe Afrona madje pritet të lidhin kurorë në një cermeoni martesore që do të jetë në qendër të vëmendjes së showbizit në shtator të këtij viti.
Blero dhe partnerja e re, modelja Afrona Dika
5- Aurela Hoxha
Aurela Hoxha dhe ish-bashkëshorti Adi.
Modelja Aurela Hoxha pati një divorc aspak të lehtë. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Adi u ndanë në 2015-ën pas një historie dashurie të nisur që në adoleshencë, kur të rinjtë ishin vetëm 13 vjeç. Mosmarrëveshjet çuan në ndarjen e çiftit dhe Aurela iu drejtua Gjykatës për të qenë zyrtarisht e divorcuar. Pak kohë më pas, Hoxha pas shumë aludimesh pranoi se në jetën e saj kishte ardhur një tjetër mashkull me të cilin vazhdon të jetë e lidhur edhe sot.
6- Albi Nako
Albi Nako dhe ish-bashkeshortja Klaudia Pepa
Koreografi Albi Nako celebroi në martesë dashurinë me balerinën e trupës së tij të baletit, Klaudia Pepa dhe dyshja pak kohë më pas vendosi të ndahej. Divorci paqësor i balerinëve mbeti pas dhe pak muaj pas ndarjes Albi Nako u përfol se ka nisur një histori të re me një tjetër balerinë, Alba Hoxhën, që aktualisht prezanton motin në Tv Klan. Dyshja nuk ka konfirmuar asnjëherë lidhjen por burime pranë tyre konfirmojnë romancën.
Albi Nako dhe Alba Hoxha
7- Teuta Krasniqi
Teuta Krasniqi dhe Blero
Aktorja kosovare i dha fund martesës me këngëtarin Blero me të cilin ka edhe një vajzë, quajtur Tara. Pak kohë më pas Teuta la pas krahëve divorcin dhe gjeti dashurinë në krahët e trajnerit të fitnesit, Adonis Morina, me të cilin është bashkë edhe sot. Teuta dhe Adonisi tashmë janë bërë edhe prindër të një vajze quajtur Kaia.
Teuta Krasniqi dhe bashkeshorti i ri, Adonis Morina
8- Inva Mula
Inva Mula dhe Pirro Cako
Inva Mula dhe Pirro Çako vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare kur në 2008-ën firmosën divorcin në Gjykatë pas një kalvari gjyqesh. Asokohe gjykata vendosi që djali i çiftit Anthony të qëndronte me të ëmën, e cila vite më vonë do të gjente sërish dashurinë dhe do të krijonte një familje të re. Sopranoja e mirënjohur gjeti dashurinë në krahët e biznesmenit Hetem Ramadani me të cilin ka edhe një vajzë të vogël të quajtur Nina.
Inva Mula dhe bashkeshorti i saj Hetem Ramadani
albshowbizzz.com