A është e dashuruar me Bradley Cooper?! Lady Gaga flet për herë të parë si qëndron e vërteta

 

Performanca e Lady Gagës dhe Brdaley Cooper në skenën e “Oscars”, ku të gjithë filluan të flisnin se midis tyre ka diçka më shumë se miqësi, qarkullon prej kohësh si lajm në shtypin rozë.

Teksa nga Cooper nuk kemi ende asnjë deklaratë, Gaga e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel ka marrë disa minuta për të sqaruar këtë situatë. Ajo u shpreh se mediat sociale janë “tualeti i internetit” dhe se performanca e asaj nate ishte e qëllimshme, që të dukeshin si një çift:

“Kjo ishte ajo që ne dëshironim të shikoje. Është një histori dashurie dhe ne punuam kaq shumë. E dija që ai e kishte vizionin sesi do të shkonin gjërat”, tha Gaga.

Këngëtarja tha se Cooper ishte specifik me atë që donte në skenë dhe si të shfaqeshin para audiencës. Pra gjithçka ishte e qëllimshme!

Burime të afërta për filmin thanë se, Cooper donte me qëllim që të portretizoheshin si një çift.

lady_gaga.jpg

lady_gag_3.jpg

lady_gag_4.jpg

 

 

albshowbizzz.com