A është shtatzëne Afrona Dika?

 
 

Martesa e njërit prej çifteve më të njohura të shoubizit, po afrohet. Blero e Afrona së shpejti do të nisin jetesën nën një kulm, shkruan “Kosovarja”

Dihet që përgatitjet për dasmën e madhe kanë nisur prej kohësh dhe se ajo do të mbahet në bregdetin shqiptar.

Këto kohë Afrona Dika ka ardhur më shpesh në Kosovë, ku ka qëndruar pranë njeriut të saj të zemrës, shkruan “Kosovarja”.

Në foton e fundit, bukuroshja shihet duke e mbajtur barkun dhe disi e transformuar.

Me të drejtë lind pyetja: A ka diçka të re?/Kosovarja/



 
 

albshowbizzz.com