A janë prishur ndonjëherë Motrat Mustafa?
Shumë të dashura nga publiku, e asnjëherë të pandashme.
Janë këto Motrat Mustafa me të cilat tash e një kohë jemi familjarizuar me zërin e bukur të tyre , shkruan Kosovarja.
Këndojnë bashkë që nga fëmijëria, dhe karriera e tyre është e shtirë ndër vite.
Ndër prezantimet e tyre të para në publik ishte në vitin 1981, të cilat përkundër pengesave, dëshira më e madhe për skenën i mundi të gjitha, ku nuk vonuan shumë dhe sollën albumin e tyre të parë në vitin 1986.
Për Sahiden dhe Safeten nuk mjafton ndoshta as një libër për të folur për karrierën e sidomos për jetën e tyre.
E kur jemi te kjo e fundit, është interesante marrdhënia e tyre se si për vite të tëra kanë drejtuar rrugëtimin e tyre në mënyrën më të denjë duke mos u prish qoftë vetëm një herë, shkruan Kosovarja.
Ani pse janë motra, i kemi parë gjithmonë të buzëqeshura, dhe të lumtura pranë njëra tjetrës kështu edhe duke u bërë shembull për të tjerët dhe duke i cilësuar si të vetmet që kalojnë mirë në mes veti.
Por, gjithsesi nuk dihet, sepse edhe përkundër faktit që ia vlen të përmendet këtë relacion të tyre, askush nuk mund ta dijë të vërtetën e plotë të kësaj pune, po nëse është kështu atëherë hallall iu koftë. /Kosovarja/
albshowbizzz.com