Adelina Ismalji reagon karshi publikut që e gjykoi vajzën nga Drenasi
Komentet e shumë kosovarëve në
rrjetet sociale që e gjykuan vajzën nga Drenasi për përfshirje në marrëdhënie
seksuale me mësimdhënësin e saj dhe me një polic të hetuesisë në qytetin e saj,
e kanë shqetësuar këngëtaren Adelina Ismajli.
“Të dashur miq, Para se të reagoj për rastin e përdhunimit të vajzës nga Drenasi, lexova mendimet e shumë qytetarëve të Kosovës. Jam pa koment”, ka shkruar Adelina.
Ajo ka reaguar në profilin e saj në
Instagram, duke thënë se është pa koment nga mendimet që ka lexuar në rrjete
sociale.
Adelina madje ka ndarë edhe disa nga komentet e i ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
albshowbizzz.com