Adrola Dushi me dedikim emocionus për dashurinë e jetës

 
 

Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA.

Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

Ditën e sotme modelja ka bërë një dedikim mjaft emocionues për dashurinë e jetës së saj Troin.

Adrola shpreh gjithmonë dashurinë që ajo ka për të birin në rrjete sociale, por postimi i fundit mban një tjetër mesazh akoma më prekës që ka dhënë Adrola si nënë e një djali.

“I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë! Kështu që ai më dërgoi një djalë”, shprehet modelja duke na treguar se dashuria e një nëne për të birin është një ndjenjë që s’ka fund.

Modelja shqiptare pranoi disa muaj më parë lajmin se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi.

Ajo është shprehur se ndarja ishte tërësisht paqësore dhe janë gjithmonë bashkë, kur bëhet fjalë për vogëlushin e tyre, Troi.

 
 

albshowbizzz.com