AI tha se ishte dashuria e jetës, por Justin Bieber është penduar për martesën me Hailey Baldwin! Arsyeja do ju çudisë
Martesa e fshehtë e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin dukej si një nga gjërat më romantike të këtyre ditëve moderne, në botën e showbizz-it.
Çifti i mrekullueshëm u rrëfye për herë të parë rreth kësaj eksperience në kopertinën e revistës “Vogue”.
Përveç deklaratave të dashurisë për njëri-tjetrin, Justin gjithashtu rrëfeu edhe momentin e errët që po kalon në jetën e tij, ku tha se fama ka ndikuar negativisht në gjendjen e tij mendore.
Mirëpo, ajo që nuk dinit nga martesa e tyre është se ajo është bërë pa një kontratë paramartesore dhe sipas një burimi për “Us Weekly”, ylli i muzikës është i frikësuar dhe tepër i shqetësuar për këtë fakt.
Por nga lindi i gjithë ky pendim?
Sipas burimit në fjalë, gjërat mes tij dhe Hailey nuk po shkojnë siç duhet: “Ata kanë disa mosmarrëveshje për disa gjëra, por kanë vendosur që të punojnë së bashku për t’i zgjidhur ato.”
Raportohet se Justin në mënyrë të vazhdueshme ndjek seanca terapie për sëmundjen e depresionit.
“Ai ka probleme me besimin. Ka prishur marrëdhënien me disa miq sepse ka frikë se mos ata e përdorin për qëllimet e tyre. Ndërkohë Hailey gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aty për të, duke e mbështetur në gjithçka”, është shprehur burimi.
albshowbizzz.com