Ajo u shfaq me aksesorin më të shtrenjtë në histori: Lady Gaga me gjerdan 30 milionë dollarësh në qilimin e kuq të Oscarit

  
  

Lady Gaga ishte një nga yjet më të mëdhenj mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Së bashku me Bradley Cooperin kishte realizuar filmin, “The Star was born”, këngëtarja u përpoq të bënte paraqitjen fantastike dhe ishte kujdesur për shumë detaje.

Ajo që shumë prej tyre vuri re në shikim të parë ishte gjerdan i mrekullueshëm i këngëtares, i cili raportohet se ka kushtua 30 milionë dollarë.

  

Lady Gaga (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)

  

Gjerdani i 128. 54 karat është puna e shtëpisë së modës Tiffany dhe shumë thonë se ky aksesor ka arritur të lë pas të gjitha të tjerat në qilimin e kuq.

Ky gjerdan është e veçantë dhe unik sepse përmban një nga diamantet më të mëdhenj në botë.

Kjo është edhe hera e parë që një yll botëror shfaqet me një bizhuteri të tillë të shtrenjtë në Dolby Theatre të Los Angelosit.

  

Lady Gaga (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)

  

Theksojmë se 32-vjeçarja ka fituar një Oscar në kategorinë muzika më e mirë origjinale, në saje të filmit të lartcekur.

Ndryshe, Rami Malek i filmit “Bohemian Rhapsody” është shpallur aktori më i mirë gjersa Oscari për filmin më të mirë shkoi për “Green Book”. /Telegrafi/

  

Lady Gaga (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)

  

  

Lady Gaga (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)