Aksidenti në familjen mbretërore, 97-vjeçari heq dorë nga patenta

  

Duka i Edinburgut është i gatshëm të heqë dorë nga patenta i tij, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Këtë vendim 97 vjeçari e mori pasi pësoi një aksident pranë Sandringham në Norfolk, ku automjeti i tij tip “Land Rover Freelander” u përplas me një “Kia”.

Dy ditë më vonë Policia Norfolk i dha atij disa këshilla pasi ishte fotografuar duke i dhënë makinës pa rrip sigurie.

Pallati Buckingham njoftoi se ai e dorëzoi licensën e tij të shtunën (9 shkurt).

Në një deklaratë, pallati tha: “Duka i Edinburgut ka marrë vendimin për të dorëzuar patentën e vet.”

Më parë, Princi Philip sugjeroi se nuk e pa makinën që ajo ishte një pasagjere për shkak të diellit të ndritshëm.