Aksidenti në ski, aktorja hedh në gjyq të moshuarin, kërkon 1 dollarë

  

Gwyneth Paltrow ka hedhur në gjyq të moshuarin, që ndërmorri veprime ligjore kundër saj në lidhje me një aksident me ski në vitin 2016.

Muajin e kaluar 72-vjeçari, Terry Sanderson paditi Paltrow duke pretenduar një shumë prej 3.1 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga aktorja kundrejt tij.

 Ai tha se Paltrow e rrëzoi në një shpat ndërsa po bënin ski në Utah , duke e lënë me dëmtim në tru dhe brinjë të thyera.

Por aktorja shprehet se Sanderson ishte në faj dhe padia e tij është në përpjekje për të shfrytëzuar famën dhe pasurinë e saj.

Ndërsa Gwyneth po kërkon ndaj 72-vjeçarit një shumë simbolike prej 1 dollarë.