Aktori i famshëm i ‘Diamante dhe Dashuri’ humb betejën me kancerin
Aktori i njohur turk, Aytaç Arman, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare,
Arman po trajtohej nga kanceri në një spital në Stamboll por e humbi betejën me kancerin.
Ai është i njohur në Shqipëri me rolin e Ahmet Denizer, në rolin e babait të Elif në filmin “Diamante dhe Dashuri”.
Homazhet për aktorin turk u zhvilluan sot në teatrin Beyoglu Atlas. Familjarë, miq dhe emra të njohur të kinematografisë turke si, Kadir Inanir, Halil Ergun, Mahsun Kirmizigun, Ercan Kesal, Nuri Alço, Can Kolukısa, Volkan Severcan, i dhanë lamtumirën e fundit aktorit.