Aktori i njohur ndahet nga e dashura, zbulon se kishte 4 lidhje paralele

  

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Rezart Veleshnja ka zbuluar së është ndarë nga e dashura, duke treguar dhe arsyen. Shkak për ti dhënë fund marrëdhënies së tyre është bërë tradhtia, pasi sipas tij “ajo kishte 4 lidhje paralele”.

Ai nuk ka hezituar që të tregojë të gjithë ngjarjen me anë të postimeve në Instagram, ku i përmend publikisht emrin dhe e fyen: “Plehrë, k**** ordinere!”

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam çfarë bëj më një që mban 4 përnjëherësh! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Mos merr në qafë meshkuj të tjerë të paktën”, ka shkruar Rezarti në disa postime.

Lidhjen e dashurisë e bëri publike në një emission ku u shpreh se nuk postonte foto me të dashurën pasi e donte vetëm për vete.