Aktori kosovar kritikon koncertin festiv në Prishtinë: Turp e marre!
Ndër aktivitetet e shumta që janë organizuar në nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qytetarët këtë datë janë duke festuar edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në këtë koncert po performojë emra të njohur të estradës, që janë të rrymës R&B.
Ky koncert i cili është organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe i cili po shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës, nuk po i pëlqen aspak aktorit dhe politikanit kosovar, Kushtrim Sheremetit.
Sheremeti përmes një statusi në llogarinë Facebook ka kritikuar koncertin festiv, teksa ka thënë se kjo është Turp dhe Marre!
Ky është statusi i tij
“Koncerti ne qender te Prishtines organizuar me taksa tona nga Qeveria e duke u transmetuar live nga RTKja, per 11 vjetorin e pavaresise… kenget po thojne: “C’mom bitch…” “Ta q.. nonen” “Ma han, ta ha” “ta jepi s’ta jepi” “Ta mastur… nonen” etj etj
Turp e marre!”.
Ndryshe, në këtë koncert po performojnë Dafina Zeqiri, Gjiko, Mc Kresha, Lumi B, Lluni, Dj Dagz, Fuego dhe Rina Balaj.
albshowbizzz.com