Aktori që “çmendi” femrat në vitet ’90 pëson goditje në tru
Aktori i famshëm, Luka Perry ka përfunduar në spital pasi pësoi goditje në tru të mërkurën në Los Anxhelos.
52-vjecari arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210” dhe aktualisht bën rolin e Fred Andrews në shfaqjen Netflix të Riverdale.
Mediat amerikane po raportojnë se infermierët u thirrën në shtëpinë e tij në Sherman Oaks para se ai të dërgohej në spital.
Luke kishte qenë në skenat e xhirimeve në Los Anxhelos për një film.
Një përfaqësues i Perry tha për BBC se ishte “aktualisht nën vëzhgim në spital” duke mos dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.