Aktori turk me prejardhje shqiptare i lumtur që seriali i tij po shfaqet në shqip
Aktori i njohur turk me prejardhje shqiptare Can Yaman i është gëzuar faktit që seriali i tij “Dolynai” është duke u transmetuar edhe në gjuhën shqipe.
Ai në “Instastory” ka publikuar një fotografi ku shihet se seriali ku ai është protagonist është duke u transmetuar për shqiptarët.
Yaman kohë më parë ka pranuar që ka prejardhje nga Kosova pasi që gjyshërit e tij kanë qenë shqiptarë.
Së fundmi ai është zgjedhur mashkulli i vitit në Turqi.
albshowbizzz.com