Albatriti lanson klipin e këngës “Nuk e meriton”

  
  

“Nuk e meriton” është titulli i këngës më të re të Albatrit Muqiqit që është publikuar me videoklip.

Autori i shumë hiteve, Irkenc Hyka, e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar Petro Xhori.

JoJo e ka bërë miksimin, ndërsa për xhirimin e videoklipit është kujdesur produksioni Imagine Films.

“Nuk muj me ta fal” është një prej projekteve më të fundit muzikore që ka lansuar Albatriti.

Kënga që u publikua në vitin e kaluar u shoqërua me videoklip që ishte realizim i XL Films.

Sa i përket jetës private, javë më parë https://telegrafi.com/albatrit-muqiqi-behet-baba-serish-gruaja-e-tij-sjell-ne-jete-binjake/ target=”_blank” rel=”noopener”>këngëtari u bë sërish baba. Partnerja e tij, Egzona, solli në jetë binjakë – një djalë dhe një vajzë.

Ndryshe, çifti ka edhe një vajzë tjetër, e cila ka lindur në maj të vitit 2017. /Telegrafi/