Almeda bëhet nostalgjike në ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e martesës, publikon fotografi nga fëmijëria

  
  

Modelja e famshme shqiptare, e cila po ndërton karrierë edhe në muzikë, Almeda Abazi, po e feston ditëlindjen e 27-të.

‘Miss Tirana 2007’, ‘Miss Albania 2008’ dhe ‘Miss Globe 2008’, e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj për ta shënuar këtë ditë.

Për më shumë, pikërisht në ditëlindjen e saj, Almeda ishte kurorëzuar në vitin 2017 me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

“Urime ditëlindjen time dhe përvjetorin e dytë të martesës për ne dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja duke iu referuar bashkëshortit të saj.

“Babai më mbante mua atëherë (në fotografinë e publikuar), ndërsa sot t’i po ma mban dorë”, ka theksuar ajo më tej.

https://telegrafi.com/tag/almeda-abazi target=”_blank” rel=”noopener”>Bukuroshja shqiptare dhe aktori i famshëm turk e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në një ceremoni të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë martesore të zhvilluar në një tarracë në Beverly Hills ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë, ndërsa evenimenti u mbajt pikërisht në ditën kur dikur më e bukura e Shqipërisë festonte ditëlindjen e saj.

Ndryshe, https://telegrafi.com/almeda-abazi-jep-detaje-rreth-shtatzenise/ target=”_blank” rel=”noopener”>Almeda është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit që do të jetë djalë. /Telegrafi/