Ambasadori amerikan pyet cili do të jetë aktori kosovar që do ta pushtoj Hollywood-in
Sonte (sipas kohës sonë në orët e para të 25 shkurtit) do të bëhet ndarja e çmimeve Oscars.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, si duket është duke e pritur me pa durim ndarjen e çmimeve Oscar që pritet të mbahet sonte, transmeton lajmi.net.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i ka pyetur kosovarët se kush do të jetë aktori dhe drejtori që do ta bëjë një gjë të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Të shikojmë përpara tek Oscarët. Prodhuresit e filimit dhe aktorët ndërkombëtar ndër breza kanë gjetur sukses në Hollywood. Kush do të jetë drejtori dhe aktori i ardhshëm nga Kosova që ta bëjë një gjë të madhe në Shtetet e Bashkuara ?”, ishin fjalët e tij.
Ndarja e çmimeve Oscars do të bëhet sonte (sipas kohës sonë lokale në orët e para të mëngjesit të 25 shkurtit).
Ky është edicioni i 91-të me radhë i ndarjes së çmimeve të Academy Awards (që njihet si ‘Oscars’) e që vlerëson të arriturat artistike dhe teknike në industrinë filmike./Lajmi.net/
Looking forward to #Oscars2019 . International filmmakers and actors have found success in Hollywood for generations. Who will be the next #Kosovo director or actor to make it big in the United States? https://t.co/kosGM2wJpk
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 24, 2019
albshowbizzz.com