Ana Kabashi publikon këngën e re “Na thej”

  
  

Këngëtarja Ana Kabashi ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Na thej” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Kënga është punuar dhe orkestruar nga Granit Gashi në studion “Massive Production”.

Ndërkohë, për vargjet e tekstit është kujdesur Ghulo.

“Na thej” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen me një performancë mjaft atraktive dhe tërheqëse.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

Këngëtarja Kabashi vazhdon përndryshe të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta, gjersa nuk mungon edhe në koncerte. /Telegrafi/