Andrra e dërgon djalin tek vëllau i saj, kështu e pret daja, nipin

Andrra Destani, u bë emër i njohur në mediat që kur ajo bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin e njohur, Sinan Hoxha.

Lidhja e tyre e dashurisë u bë edhe më serioze pasi ata e kurorëzuan atë me martesë. Një vit më vonë erdhi në jetë djali i tyre, Ansi, shkruan ORAinfo.

Ai sot është rritur dhe di të kujdeset shumë mirë për vetën. Nëna e tij, Andrra kujdeset për çdo detaj rreth fëmijës së saj të vetëm.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot ajo ka publikuar disa pamje të Ansit me dajën e tij, të cilin duket se e do shumë./ORAinfo/