Angela Martini një bukuroshe, por sa është xheloz bashkëshorti për të?
Xhelozia në një çift është e
pashmangshme dhe është ajo që nganjëherë, i jep edhe kuptim dashurisë.
Madje ka edhe një thënie: kush nuk
xhelozon nuk dashuron!
Edhe në martesën e bukuroshes shqiptare Angela Martini paska xhelozi, por ajo e thekson se është e shëndetshme.
Në intervistën e saj të fundit dhënë për REVISTËN WHO, modelja është pyetur nëse bashkëshorti i saj Dragos Savulescu është xheloz për të.
“Po, ai është xheloz në të njëjtën mënyrë që jam dhe unë për të, në mënyrë të shëndetshme! Ose ndoshta jo dhe aq e shëndetshme”, ka thënë Martini. /Prive.al
albshowbizzz.com