Angela Martini tregon për xhelozinë e bashkëshortit
Angela Martini gjatë një interviste të fundit ka treguar se bashkëshorti i saj është xheloz.
Angela Martini së fundmi e ka realizuar një intervistë për ‘who’, dhe ka folur rreth largimit të saj nga modelizmi, po ashtu ka prekur pjesë nga jeta private, shkruan lajmi.net.
Në martesën e Angela Martinit ka xhelozi, dhe këtë e tha vet ajo duke potencuar se pavarësisht se ekziston diçka e tillë, xhelozia e tyre është e shëndetshme.
“Po, ai është xheloz në të njëjtën mënyrë që jam dhe unë për të, në mënyrë të shëndetshme! Ose ndoshta jo dhe aq e shëndetshme”, ka thënë Martini.
Angela së fundmi ka hequr dorë nga modelizmi, kështu duke u përkushtuar në krejt diçka tjetër, si producente filmi e autore librash./Lajmi.net/
View this post on Instagram
Ƒօɾҽѵҽɾ Ѵɑӏҽղեմղҽ’ Տ Ժɑվ ❤️
albshowbizzz.com