Angelina dhe Pitt takohen fshehurazi në Los Angeles

  
  

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u takuan dy herë javën e fundit në mënyrë që të finalizonin detajet rreth kujdestarisë së fëmijëve të tyre pas një beteje dyvjeçare të shkurorëzimit.

Çifti u takua një javë më parë dhe sërish më 30 janar në një zyre të Los Angelosit të SHBA-ve.

Dyshja është fotografuar nga paparacit e revistës “Who” në mes të një takimi tre orësh në një zyre të avokatit në Beverly Hills.

Aktorja e filmit “Tomb Raider” përmendi dallimet e papajtueshme për ndarjen dhe që atëherë çifti ka filluar një betejë ligjore.

Çifti arriti në parim një marrëveshje në fund të nëntorit pas më shumë se dy vitesh negociatash.

“Angelina ra dakord për një marrëveshje që i lejon Bradit kujdesin e përbashkët fizik dhe ligjor të fëmijëve”, tha një burim për “US Weekly” .

Vizitat e Bradit me fëmijët thuhet se do të monitorohen si pjesë e marrëveshjes mes palëve.

Ndryshe, Jolie dhe Pitti po punojnë ndaras në projekte të ndryshme filmike që do shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/