Arian Bujupi sjell remiksin e këngës “Çika çika”, bashkëpunon me portorikanin Farrukoo

  
  

Para tetë muaj solli një këngë që shumë shpejt u shndërrua në hite mbarëshqiptar.

“Çika çika”, titullohet kënga e sjell nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj, i cili deri më tani është shikuar mbi 75 milionë herë në YouTube.

Suksesi ka bërë që dyshja të vendos të risjell këngën, por në një version krejtësisht tjetër dhe mjaft interesante.

Në fakt, këngëtari ka bashkëpunuar me kolegun portorikan i njohur si Farrukoon, ku kanë sjell remiksin e videoklipit.

Theksojmë se teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi dhe Ardian Bujupi. Në prodhim të Master HP dhe në produksion të përbashkët të Avaxus është realizuar ky projekt muzikor.

Ndryshe, Bujupi ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/