Ariana Grande e quan gënjeshtar producentin e ‘Grammy Awards’, ja arsyeja
Ylli i muzikës pop, Ariana Grande e cila u tërhoq nga “Grammy Awards”, i bëri thirrje producentit të shfaqjes për të mësuar se përse ajo nuk do jetë në skenë.
Ken Erlich, producenti i “Grammy”, tha se ishte në bisedime me Arianën që ajo të performonte në mbrëmjen e 10 shkurtit, por që sipas tij ajo u tërhoq pasi ishte tepër vonë për tu përgatitur, shkruan losangeles transmeton lajmi.net.
Grande bëri një status në Twitter për të sfiduar këtë pohim të tij..
“E kam mbajtur gojën time të mbyllur, por tani po gënjeni për mua”, shkroi Grande në Twitter. “Mund të bëj një shfaqje gjatë natës dhe ti e di këtë, Ken. Pikërisht kur kreativiteti dhe shprehja ime u mbytën prej jush, unë vendosa të mos merrja pjesë. Unë shpresoj se shfaqja është pikërisht ajo që ju dëshironi që të jetë”.
Sipas Grande, ajo ofroi për të kryer tri këngë të ndryshme, por fokusi i saj ishte “për ndjenjën e përkrahjes”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com