Ariana Grande është bërë femra më e ndjekur në Instagram

  
  

Këngëtarja e popullarizuar, Ariana Grande, të martën është bërë femra më e ndjekur në rrjetin social, Instagram.

Ariana (që aktualisht numëron 146.4 milionë ndjekës) e ka hequr nga froni kolegen Selena Gomez (me 146.3, e cila ka kryesuar deri më tani.

Grande komunikon me fansat e saj secilën ditë përmes rrjeteve sociale, ndërsa Selena së fundmi është tërhequr dhe i është përkushtuar jetës private.

“Aq sa jam falënderuese që rrjetet sociale iu japin zë të gjithëve, po aq jam falënderuese që mund të ndalem dhe ta jetoj jetën time në momentin që më është dhënë”, kishte thënë Gomez në muajin shtator.

Megjithatë, edhe pse nuk është shumë aktive në Instagram, 26-vjeçarja vazhdon të jetë shumë afër me numrin e ndjekësve në raport me lideren e re – Ariana Grande.

Ndërkaq, futbollisti portugez i Juventusit, https://telegrafi.com/tag/Cristiano-Ronaldo/ target=”_blank” rel=”noopener noreferrer”>Cristiano Ronaldo, është personi më i ndjekur në Instagram që nga tetori i vitit të kaluar.

34-vjeçari aktualisht numëron afro 156 milionë ndjekës në këtë rrjetin social, i cili është i popullarizuar për shpërndarjen e fotografive dhe videove. /Telegrafi/