Ariana Grande i zë ‘fronin’ Selena Gomez
Selena Gomez nuk është më ‘mbretëresha’ e Instagram. Këngëtarja është rrëzuar nga froni nga Ariana Grande.
Selena mbante vendin e parë si femra më e ndjekur në rrjetin social por tani ka kaluar në vendin e dytë.
Është Ariana Grande që zotëron tashmë fronin.
Grande ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Selena 146.257.849.
Deri në fund të tetorit të vitit të kaluar Gomez ishte personi më i ndjekur në Instagram. Por vendin ia mori Cristiano Ronaldo që mban vendin si njeriu më i ndjekur në rrjetin social me mbi 155 milionë ndjekës.