Ariana Grande rikthehet në skenën ku u vranë 22 persona, arsyeja është LGBTQ

  

Ariana Grande i është përgjigjur një reagimi rreth koncertit që do mbajë në Manchester për të mbështetur komunitetin LGBTQ.

Këngëtarja amerikane do të performojë në arenën e Manchester, dy vjet pasi 22 vetë vdiqën në një sulm në koncertin e Arianës.

Grande tha se ajo “donte të ishte pjesë” pasi disa përdorues të rrjeteve sociale shprehën shqetësime rreth një artisteje që do të ishte e pranishme në event.

Ajo u përgjigj gjithashtu ankesave për rritjen e çmimeve të biletave, duke thënë se nuk ishin në dorën e saj.

Në një përgjigje në Twitter, ajo tha: “Përshëndetje dashuritë e mia. Nuk e kam në dorë cmimin e biletave, komuniteti e vendosi këtë dhe cdo gjë është jashtë kontrollit tim. Komuniteti LGBTQ ka qenë shumë i vecantë dhe suportues ndaj meje gjatë gjithë karrierës. Marrëdhënia që kam me fansat, miqtë dhe familjarët e mi që i përkasin këtij komuniteti. Dua të festoj dhe ti mbështes. Madje dua edhe të vizitoj qytetin që ka domethënie të madhe për mua. Prezantimi i LGBTQ është shumë i rëndësishëm dhe unë do të jem gjithnjë krenare që të ndaj skenën me artistët LGBTQ.”