Ariana Grande: ‘Thank U Next’ më shpëtoi jetën
Ariana Grande është shprehur se kënga e saj ‘Thank U Next’ i shpëtoi jetën.
Këngëtarja publikoi këngën në fund të vitit të kaluar pas vdekjes tragjike të ish të dashurit të saj Mac Miller në shtator dhe ndarjes nga ish i fejuari Pete Davidson në tetor.
‘Thank U Next’ i dedikohet partnerëve të saj të mëparshëm dhe 25-vjeçarja shprehet se e ndihmoi të kalonte nëpër një “kapitull shumë sfidues” të jetës së saj.
Ajo foli në emisionin ‘Zach Sang Show’ dhe tha: “E realizova ‘Thank U, Next’ me miqtë e mi në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe kjo më shpëtoi jetën. Ishte një kapitull shumë sfidues dhe miqtë e mi e bënë të mahnitëse dhe të veçantë.”
Ylli i popit shtoi gjithashtu se shkroi disa versione të ndryshme të këngës, përfshirë një ku nuk ishte ndarë me Pete dhe të dy bënin plane për tu martuar.
“Ishte një version ku martohesha, një version ku nuk martohesha, pastaj një version ku nuk kishte asgjë. Dhe vendosëm të mbanim versionin e parë.”
Ariana tha se publikimi i këngës ishte i frikshëm dhe një risk i madh.
“Ishte një risk i madh dhe një gjë e frikshme për tu bërë sepse bëhej fjalë për jetën time.”