Ariana Grande thyen rekordin e vet
Albumi i fundit i Ariana Grand, ‘Thank U, Next’, ka thyer rekord në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar pasi debutoi në vendin e parë.
Ai ishte albumi më i dëgjuar i një artisteje femër këtë javë, duke thyer rekordin e saj që e vendosi me albumin ‘Sweetener’ në vitin 2018.
Gjithashtu Ariana mban vendin e dytë të tabelës me albumin e saj.
Ajo është artisja e parë në historinë e tabelave në Mbretërinë e Bashkuar që zëvendëson veten në vendin e parë.
Kënga “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” mban vendin e parë ndërsa “7 Rings” qëndron në vendin e dytë. Të dy këngët mbajnë dy pozicionet e para për 3 javë rresht.
Gjithashtu Ariana është artistja e dytë femër që mban dy vendet më të larta në të njëjtën kohë.
E fundit ishte Madonna, e cila mbajti vendin e parë dhe të dytë në të njëjtën kohë në gusht 1985 me Into The Groove dhe Holiday.