Arritje fantastike/ Reperi shqiptar do të performojë në krah të Nicki Minaj në turin evropian

 

Një prej reperëve të njohur shqiptar do të shoqërojë Nicki Minaj në turneun e saj botëror.

Azet do të jetë një prej të ftuarve special të reperes së njohur dhe këtë e bëri të ditur përmes një fotografie në Instagram.

Ai do të performojë me Nicki Minaj në koncertet e saj në disa qytet të Gjermanisë, më 21, 22, 23 dhe 28 shkurt.

Kështu që nëse ndodheni në Mynih, Berlin, Frankfurt apo Këln, mund ta ndiqni nga afër.

 

albshowbizzz.com