Artisti i famshëm amerikan fiksohet keq pas Era Istrefit

  

Diplo, DJ me famë ndërkombëtare është një mik i mirë i këngëtares shqiptare Era Istrefi. Ata janë përfolur shpesh herë për lidhje pasi shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjete sociale, por asgjë nuk është konfirmuar.

Duket se ata janë miq të mirë dhe nuk ka asgjë tjetër mes tyre. Mbrëmjen e kaluar, ata u takuan dhe këtë e bënë të ditur nëpërmjet postimeve në Instagram.

Diplo u fiksua keq pas një detaji në paraqitjen e Erës: Thonjtë! Në një video ku ja prek dorën, ai shkruajti: Thonj kosovar. Era njihet për stilin e vecantë dhe këtë herë thonjtë e saj të gjatë dukeshin të shndritshëm pasi ishin të mbushur me gurë.

Nuk dihet nëse Era dhe Diplo do të bashkëpunojnë për të sjellë ndonjë hit muzikor së shpejti.