Asim Gashi sjell këngën dedikuar fëmijëve të dëshmorëve

 
 

Asim Gashi sapo ka publikuar projektin e tij të ri.

Asim Gashi ka publikuar projektin e tij të ri me titull “Të kujt janë ata fëmijë”

Këtë këngë, ai e solli si dhuratë në prag të përvjetorit të 11-të të pavarësisë së Kosovës, me mesazhin që nuk duhet të harrohet e kaluara.

Për tekstin e këngës u kujdest Izet Rraci, muzikën dhe orkestrimin e bëri Shpejtim Gashi, e përcjell me kitarë Astrit Stafaj, me kavall Mustafë Bajami, ndërsa me surle Ilber Beadini.

“MIQ TE DASHUR Ne prag te pervjetorit te pavarsisë kam nderin dhe emocionin e veqant të u‘a prezantoj projektin tim me te ri
me nje teme te pakten per mua personalisht shume emocionale, kto emocione na kan percjell tere ekipin punues gjate gjith kohes se punes prandaj besoj qe e njejta vale e ndjenjave do ti prek gjith shqiptaret keto dite ku do qe ndodhen. …mos ta harrojm te kaluaren… Asim Gashi „TE KUJT JANË ATA FËMIJË“ ♥? ????”, ka shkruar Asimi.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Të kujt janë ata fëmijë”, kënduar nga Asim Gashi.

 

 
 

albshowbizzz.com