‘Askush s’do të të zëvendësojë’ – Rita kujton ikonën e markës Channel me një kolazh fotografish
Përveç Dua Lipës, e mërzitur
pas vdekjes së ikonës së markës Channel, Karl Lagerfeld, ishte edhe Rita Ora, e
cila poashtu u takua shpesh herë me të.
Ai u përkujdes disa
herë për veshjet e saj, por Rita veçoi një fustan të punuar për shfaqjen e saj
në Monako për të cilin tha se do ta çmonte deri në përjetësi.
Këngëtarja me
prejardhje shqiptare hyri në Instagram për ta kujtuar atë përmes disa
fotografive së bashku.
“Askush s’mund të të
zëvendësojë kurrë. Më kujtohen shumë fotografi, por kjo në veçanti në orët e
hershme të mëngjesit në Paris, ftohtë dhe ne qeshëm gjithë natën sikur dielli
po ndriçonte. Gjithashtu veshja me porosi ti (dhe i gjithë ekipi i Channel që
gjithmonë më bëri të ndihem si një familje) më përgatitet për shfaqjen time në
Monako që ishte një ëndërr. Do ta çmoj këte fustan deri në përjetësi. Pusho i
qetë engjëll”, ka shkruar Rita.
Karl Lagerfeld ndërroi jetë dje në moshën 85-vjeçare.
albshowbizzz.com