Autorja e njohur e programeve televizive, fjalë zemre për rikthimin e Elvana Gjatës: ‘’Kaloi kjo lumnajë, e ti ngrite krye prapë…’’

 

Zefina Hasani është një personazh që ndoshta për publikun e gjerë nuk është mjaft e njohur, por për ata që merren me botën e televizionit dhe të showbizz-it padyshim që po.

Gazetarja dhe autorja e shumë programeve të njohura ka një mendim tërësisht të çmuar për Elvana Gjatën. Zefina ka shprehur disa fjalë zemre për rikthimin e këngëtares në skenë.

Sipas saj, Elvana është një shembull suksesi që ja ka dalë me forcat e veta të depërtojë në tregun muzikor, me vullnet e kokëfortësi:

“Ah sa mirë bëre që u ktheve o mike! E kam thënë edhe publikisht në studio televizive se Elvana Gjatën e kam shumë xhan dhe se e kam parë gjithmonë si modelin e gocës që ja nis nga fillimi, nga hiçi, pa pasur asgjë veç talentit e vullnetit kokëfortë për t’i realizuar pasionet e saj muzikore, pa u degraduar, pa u zhbërë nga ajo ç’ka në thelb është.”

Zefina vazhdon me admirimin për këngëtaren. Suksesin e vërtetë sipas saj, Elvana e ka tek fakti që ja ka dalë të shndërrohet në një diva të vërtetë, por ndryshe nga arroganca e personazheve të tjerë të famshëm, tek këngëtarja mbizotëron një thjeshtësi që ajo nuk e humb as kur e baltosin:

“Nuk shkruajta kur shumëkush ç’nuk shkroi për të, e bindur se do kalojë ajo lumnajë e ajo do të ngrinte krye prap, ashtu me thjeshtësinë që e karakterizon e që shume prej kolegëve të saj nuk e kanë dot më, sepse ju duket se arroganca e të sjellurit si diva i bën më të suksesshëm. Elvana se bën dot kurrë këtë, as kur e baltosin.”

 

Më poshtë postimi i plotë i saj:

“Ah sa mirë bëre që u ktheve o mike! E kam thënë edhe publikisht në studio televizive se Elvana Gjatën e kam shumë xhan dhe se e kam parë gjithmonë si modelin e gocës që ja nis nga fillimi, nga hiçi, pa pasur asgjë veç talentit e vullnetit kokëfortë për t’i realizuar pasionet e saj muzikore, pa u degraduar, pa u zhbërë nga ajo ç’ka në thelb është. Më erdhi mirë që e pashë të kthehej aty ku duhet të jetë, në skenë, në koncertin e përvjetorit të Pavarsisë së Kosovës, me energjinë e buzëqeshjen që s’duhet t’ja ndrydhë askush. Nuk shkruajta kur shumëkush ç’nuk shkroi për të, e bindur se do kalojë ajo lumnajë e ajo do të ngrinte krye prap, ashtu me thjeshtësinë që e karakterizon e që shume prej kolegëve të saj nuk e kanë dot më, sepse ju duket se arroganca e të sjellurit si diva i bën më të suksesshëm. Elvana se bën dot kurrë këtë, as kur e baltosin. Ndaj e dua edhe si gocën garipe që pavarsisht suksesit, mbetet po ajo e ëmbla dhe e duruara gjer në madhështi. Qofsh gjithmonë kështu Elvana. Xhan prap une ty!”

 

albshowbizzz.com