Ava Max tregon aftësitë vokale duke interpretuar “Fallin” të Alicia Keys

  
  

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka treguar aftësitë e saj vokale gjatë pjesëmarrjen në një radiostacion në Portland.

24-vjeçarja ka interpretuar drejtpërdrejt para publikut në stacionin Z100 Portland, e përcjellë vetëm nga një kitarë akustike.

Për performancën e saj, Ava e ka zgjedhur hitin e madh të Alicia Keys, “Fallin” dhe e ka kënduar për mrekulli.

Amanda Ava Koci (emri i vërtetë i këngëtares) është duke e shijuar suksesin e këngës “Sweet but Psycho” që po shënon arritje të jashtëzakonshme.

Krahas kryesimit nëpër top-lista dhe platforma të ndryshme të dëgjueshmërisë, videoklipi i kësaj kënge ka arritur 116 milionë shikime në YouTube.

Ndryshe, “Fallin” është këngë e Alicia Keys nga albumi i saj debutues, “Songs in A Minor”. Kënga u lansua më 2 prill të vitit 2001, ndërsa është shkruar dhe prodhuar nga vet këngëtarja dhe është hiti i saj më i madh.

Kjo këngë arriti sukses të madh global duke kryesuar në US Billboard Hot 100 dhe në shumë top-lista tjera botërore. Në ceremoninë e Grammy Awards të vitit 2002, u shpall kënga e vitit, kënga më e mirë R&B dhe vokali më i mirë femëror dhe incizimi i vitit. /Telegrafi/