Azet dhe Luna publikojnë këngën e re “Fragen”

  
  

Këngëtari që bën karrierë në shtetin gjerman, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me hite dhe koncerte.

Duket se edhe këtë vit, Azet do të sjell shumë këngë dhe do t’i kënaq me performanca fansat anembanë globit.

“Fragen”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, i cili ka bashkëpunuar me këtë rast me Zunën.

Këtë këngë ritmike dyshja e kanë shoqëruar edhe me video, të cilin e kanë publikuar në kanalin zyrtar të tyre në YouTube, “KMNGANG”.

Kujtojmë se dyshja kishte bashkuar forcat edhe në rastin e këngës “Hallo Hallo”, i sjell para dy jave.

Ndryshe, Azet është duke punuar në këngë të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/