Bashkëpunim mes Capital T, Ylli Limanit dhe Alban Skënderajt

  

Një bashkëpunim i madh është paralajmëruar nga tre prej këngëtarëve më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Capital T, Ylli Limani dhe Alban Skënderaj do sjellin një këngë së bashku për fansat e tyre. 

Dyshimet lindën pas Capital T publikoi një foto me dy këngëtarët e tjerë dhe në përshkrim kishte vendosur vetëm disa nota muzikore.  

Capital T dhe Ylli Limani kanë bashkëpunuar së bashku duke sjellë hitet “Një ëndërr” dhe “Unë”.