Bashkëshortja e Arian Dacit përlot me dedikimin për të: Lamtumirë dashuria e jetës
Bashkëshortja e Arian Dacit, Merita, ka shkruar dedikim prekës një javë pas ndarjes së tij nga jeta.
Arian Daci humbi jetën më 26 janar si pasojë e rënies së një orteku bore në Brezovicë, shkruan lajmi.net.
Një javë pas vdekjes së tij, bashkëshortja e Arianit, Meria, ka shkruar fjalë prekëse dedikuar atij.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I MERITËS, PA NDËRHYRJE:
“ARI IM ?
Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty.
Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit.
Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt.
Por në të gjitha keto vite pjesë e rëndesishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërheqi deri në përjetësi.
Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh.
Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”
Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time.
Lamtumirë dashuria e jetës.
Të dua ❤”.
Kujtojmë që Arian Daci ishte zëvendësministër i diasporës në Qeverinë e Kosovës. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com