Bebe Rexha ende pa partner, do sjellë hitin e rradhës në “Ditën e Beqarisë”

  

Bebe Rexha do të sjellë shumë shpejt projektin e parë muzikor për vitin 2019. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare do të publikojë këngën e titulluar “Last Hurrah” me 15 shkurt.

Nuk dihet nëse ajo e ka menduar pikërisht këtë datë se nuk ka një partner dhe konsiderohet “Dita e Beqarisë” pasi është pikërisht 24 orë pas Shën Valentinit.

 “Say my name” është projekti i fundit i Bebes që rezultoi një sukses i madh. Ndërkohë Bebe po përgatitet për eventin Grammy ku është e nominuar në kategorinë “Best New Artist”.

  
  
  

  
  

 2.15 #LastHurrah 

A post shared by   Bebe Rexha  (@beberexha) on