Bebe Rexha: Ju lutem mos ma ofendoni më babanë tim!
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ndoshta i ka 29 vjet, por për disa gjëra ende pyetet babai i saj. Në të vërtetë, në “Instagram Story” bukuroshja shqiptare ka treguar mesazhin i cili i kishte ardhur nga Flamur Rexha, i cili është babai i saj.
“Do të ishte më mirë që të ndërpresësh publikimin e fotove të pista pornografike, sepse më vjen të vjell nga ty. Nuk mund ta duroj më këtë, kam turp të dal në rrugë. Vërtet jam i zemëruar me ty”, i ka shkruar babai i saj.
Ky mesazh ka shkaktuar reagime të ashpra në publik, prandaj Bebe është dashur t’u drejtohej fansave të saj në “Twitter”, duke i dalë në mbrojtje babait të saj.
“Babai im nuk është një tip i keq dhe nuk është dashur ta publikoj atë fotografi, sepse e kam dëshpëruar vetveten. Kam dashur të jem vetëm sarkastike. E kuptoj si baba dhe e di se shkaku i veprimit tim mesazhi i tij dukej tepër i vrazhdë. Po më dhemb fakti që ai ende nuk flet me mua, por prapë ende ai është babai im”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar se i lut të gjithë që të mos e ofendojnë më babin e saj.
Këngëtarja shqiptare njihet për stilin e saj provokues, ndërsa edhe vetë ajo ka folur për këtë pasi ka nxjerrë në treg videospotin provokues për këngën e re “Last Hurrah”, i cili ka marrë mbi 5.5 milionë shikime për vetëm katër ditë.
“Unë jam një femër, e cila jeton pa kompromis. Nuk do të lejoj që të më imponohet ndjenja e fajësisë sepse krijoj art. Po për mua art është edhe nxjerrja në pah e vitheve të mrekullueshme, meshkujt që puthin meshkujt, femrat që puthin femrat, kryqi në trupin tim. Po ta bënte këtë një reper mashkull gjithçka do të ishte në rregull. I vetmi person të cilit mund t’i kërkoj falje për këtë, është Zoti, nëse rastësisht e kam ofenduar, por këtë këngë e kam shkruar me zemër të pastër dhe kam dashur të tregoj se të gjithë luftojmë me përvojat personale. Zoti e ka krijuar seksin, ndërsa unë e dua seksin”, ka deklaruar Bebe.
albshowbizzz.com